*Ndalohet 18-vjeçari Argjend Ajdini, shantazhonte të dashurën moshatare me video intime
*Policia: I grabiti 18-vjeçares rreth 5670 euro dhe bizhuteritë
8 tetor 2015 – Burimet policore bëjnë me dije se ndalimi i 18-vjeçarit Argjend Ajdini është bërë nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, me vendim të prokurorisë së rrethit.
Sipas denoncimit të bërë nga vajza dhe familjarët e saj, gjatë periudhës korrik-gusht 2015, ish-i dashuri i ka vjedhur në banesë disa bizhuteri dhe i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 5 670 eurosh.
Të njëjtat burime saktësojnë se djali ka pasur hyrje-dalje të shpeshta në stinën e verës te shtëpia e të dashurës në lagjen numër 4 të qytetit, ndërsa më herët, gjatë lidhjes së tyre intime, djali i ka marrë nëpërmjet mashtrimit e shantazhit shumën e parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.
Denoncimi:
Në policinë e Durrësit ka mbërritur vetë 18-vjeçarja, banore e lagjes numër 4 në Durrës, nxënëse në një prej gjimnazeve të qytetit, e cila para inspektorit të policisë ka denoncuar të dashurin për paratë e grabitura, prej muajit korrik nga i dashuri i saj, Argjend Ajdini, banor i lagjees 17, edhe ky gjimnazist në një tjetër shkollë.
“Kemi qenë të dashur, më ka shantazhuar me një video intime. Paratë i ka marrë pjesë-pjesë prej meje, unë ua merrja prindërve, pasi më bënte persion që do të publikonte në Youtube videon që kishte xhiruar. Videon e ka bërë nga fillimi i vitit. Më thoshte do t’u tregoj të gjithëve që je e dashura ime. Më pas, në muajt e verës kur mbaroi shkolla vinte në shtëpinë time. Në shtëpi më ka vjedhur bizhutë dhe sendet me vlerë. Unë kisha frikë. Prindërve nuk u kam treguar se ku i çova paratë. E gjithë çështja është se pasi më grabiti bizhutë, nuk mud ta duroja dot më. Donte para prej meje, dhe kur unë s’kisha t’i jepja, më shantazhonte me video”, ka denoncuar vajza para inspektorit të policisë.
Deklarata e vajzës është mbështetur edhe nga babai i saj, i cili bën me dije se paratë janë zhdukur në mënyrë të mistershme dhe ai kishte dyshime se i vidhte vajza e tij, megjithëse vetëm tani e ka mësuar të vërtetën.
“E binda vajzën që ta denonconte në polici këtë djalë mashtrues, i cili e ka mashtruar dhe vjedhur paratë e sendet. Unë kërkoj si prind që të vihet drejtësi”, ka thënë babai i vajzës.
/K.H. portali DurresLajm/





