8 tetor 2015 – Arrestohet një 18-vjeçar nga Durrësi, i akuzuar për vjedhje dhe mashtrim.
Gjatë një periudhe dymujore në verë, më konkretisht në periudhën korrik-gusht, Argjend Ajdini i ka vjedhur disa bizhuteri një bashkëmoshatares së tij. Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e 18-vjeçares S.B.
Por, i riu nuk është ndalur vetëm me vjedhjen e bizhuterive. Policia e Durrësit njofton se ai i ka marrë me anë të mashtrimit edhe një shumë të konsiderueshme parash, 5670 euro.
Pas denoncimit në polici, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e Ajdinit, i cili do të dalë përpara drejtësisë nën akuzën e dy veprave penale: “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.
/S.L. portali DurresLajm/