DURRËS, 1 dhjetor 2014 – Në zonat rurale të Durrësit po shndërrohet në dukuri largimi i vajzave nga shtëpitë e tyre, sikurse ka ndodhur të dielën, ditën e fundit të nëntorit 2014, në Gjepalaj, në rrethina të qytetit të Shijakut.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 30 nëntor 2014, ora 10.15, në komisariatin e Shijakut ka ardhur i shqetësuar E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Terezie të komunës së Gjepalajt. I riu ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa e motra A. M, 19 vjeçe.
Ndërsa blutë e qytetit buzë Erzenit janë vënë në kërkim, pas 9 orësh, në mbrëmje, ora 19:15, po më 30 nëntor, e arratisura u paraqit vet në polici. 19-vjeçarja u tha bluve se është larguar me dëshirën e saj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





