Durrës, 15 qershor 2014 – Dy aksidente rrugore janë shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës – Tiranë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Aksidentet rrugore janë bërë shkak për bllokimin e autostradës, raporton “Shqiptarja.com". Në afërsi të “Maminasit” dy automjete janë përfshirë në aksident, duke sjellë edhe bllokimin e një pjese të autostradës me drejtim Tiranën.
Ndërkohë një aksidenti tjetër është shënuar pak metra më larg, në Sukth, ku një kamion i tonazhit të rëndë me targa LA 9793 A, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me trafikndarëset e autostradës. Nga aksidentet nuk raportohen të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e vërtetë të shkaqeve të aksidentit, megjithëse dyshohet se shkak për këto aksidente është bërë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/







