Ndërsa aksioni i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve vijon në terren për të evidentuar të gjitha bizneset që furnizohen me ujë të pijshëm pa lidhur më parë kontratë pranë kësaj ndërrmarrje, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy biznesmenë.

Sipas policisë, në lagjen nr.12, nga punonjësit e UKD-së janë konstatuar lidhje të paligjshme të ujit nga ana e dy pronarëve.

Njoftimi i policisë:   

Më datë 08.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.GJ, vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, në biznesin privat nga punonjësit e ujësjellës kanalizime, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, në biznesin privat nga punonjësit e ujësjellës kanalizime, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.