·        Nga ora 10:00 deri në 12:00 do ta “hanë” zona e Plepave, tregu ushqimor, Ura e Dajlanit, zona e stacionit hekurudhor të udhëtarëve, OSHEE / Drejtoria Rajonale Durrës, Shkëmbi i Kavajës (“Ylli i Detit”, “Majestik”, “Namik Sadiku”, “Leonardo”, “Bar Tirana”)

·        29-30 nëntor 2014, ndërprerje të bezdisshme korrenti dhe me intervale të zgjatura në lagjet 12, 4, 6, 2, Plazh etj.

DURRËS, 1 dhjetor 2014 –  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në kryeqytet njofton se Drejtoria e Tensionit të Lartë, Qendër, do të kryejë punime për eliminim avarie, të martën, më 2 dhjetor 2014, duke stakuar zbarat 20 kV të seksionit II në nënstacionin e Shkozetit, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Për të garantuar kushte sigurie gjatë punimeve, do të hiqet energjia elektrike te zona e Plepave, tregu ushqimor, Ura e Dajlanit, zona e stacionit hekurudhor të udhëtarëve, OSHEE / Drejtoria Rajonale Durrës, subjektet private te Shkëmbi i Kavajës (“Ylli i Detit”, “Majestik”, “Namik Sadiku”, “Leonardo”, “Bar Tirana”).

“Dyrrah”-u mësoi nga një punonjës i Tensionit të Lartë në Shkozet se, nëse do të jetë kohë e keqe dhe me shira, nuk do të stakohen zbarat dhe se do të pritet një moment kthjellimi për punimet përkatëse.

Ndërkohë, qysh në mesnatën e 29 nëntorit deri në orët e vona të natës së 30 nëntorit 2014, në lagjet 12, 4, 6, 2, Plazh etj ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të dritave.

Drejtori rajonal i Durrësit i OSHEE-së, z. Tor Mehmeti i tha “Dyrrah”-ut, më 1 dhjetor 2014, se ka pasur avari në linjat e tensionit të mesëm dhe se është punuar deri të dielën vonë për riparimin e defekteve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/