21 nëntor 2015 – Grabitet në mesnatë një pikë karburanti në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 pranë hyrjes nr.2 në Portin e Durrësit, ku dy persona me skafandra në kokë dhe një pistoletë në dorë, grabitën me dhunë rojën e karburantit "Kastrati".

Sipas informacioneve paraprake nga policia, grabitësit kanë marrë 12 000 lekë të rinj, dhe janë larguar me një motor 5049 CC pa targa dhe pa parafango.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

/S.L. portali DurresLajm/