DURRES, 31 tetor 2013 – Gjatë 24 orëve të fundit, në Durrës janë evidentuar dy raste të dhunës në familje, për të cilat nga strukturat e policisë janë kryer veprimet procedurale.
Nga punonjësit e policisë së Durrësit, është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të mbrojtjes ndaj një shtetase 41-vjeçare, banuese ne Durrës, pasi bashkëshorti i saj, me iniciale F.K., 48 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.
Po ashtu, u plotësua kërkesë-padia, për një shtetas 38-vjecar, banues ne rrethin Shijak, pasikunati i tij, shtetasi me iniciale I.D., 21 vjec, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet hetimore, i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrësper lëshimin e Udhërit te Mbrojtjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





