Sherri për një vend parkimi ka degjeneruar në konflikt fizik.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Plazhit, Durrës.
“DurrësLajm” mëson se rreth orës 10:45 në afërsi të një lokali në lagjen nr.13, E. M., 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.
Sipas policisë, shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri, ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.
Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.





