Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,- njofton policia.

Ky është aksidenti i dytë brenda një harku të shkurtër kohe, pas përplasjes së 5-fishtë të regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i plagosur një pasagjere në njërin prej mjeteve.