Aksidenti është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit.
Një i ri i identifikuar me inicialet S.B., ka përplasur me automjet shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thotë në njoftimin zyrtar policia.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





