• Evidentuar 3 310 autorë, 792 arrestuar në flagrancë, 41 ndaluar, hetohen në gjendje të lirë 2265 dhe në kërkim 205
• 36 operacione për 109 autorë veprash penale, arrestuar 80, ndaluar 14, shpallur në kërkim 4 dhe ndiqen në gjendje të lirë 11
• Gjithsej 237 aksidente me 30 të vdekur, 48 rëndë, 263 të plagosur lehtë
• Nga 17 grupe kriminale janë goditur 14 dhe 3 janë në ndjekje
DURRËS, 14 janar 2015 – Të mërkurën, më 14 janar 2015, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, u zhvillua analiza vjetore e këtij institucioni, ku morën pjesë Prefekti i qarkut Durres Rolant Xhelilaj, prokurori i rrethit Besim Hajdarmataj, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Në analizë u tha se gjatë vitit 2014 u evidentuan gjithsej 3 915 vepra penale, janë zbuluar 3145, ose 80 për qind e tyre. Janë evidentuar 3 310 autorë, 792 arrestuar në flagrancë, 41 ndaluar, hetohen në gjendje të lirë 2265 dhe në kërkim 205.
Janë zhvilluar dhe realizuar 36 operacione, gjatë finalizimit të të cilave janë evidentuar 109 autorë, arrestuar 80, ndaluar 14, shpallur në kërkim 4 dhe ndiqen në gjendje të lirë 11, krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2013 kur janë zhvilluar 19 operacione, rezulton se këtë vit janë realizuar 17 operacione më shumë. Janë evidentuar gjithsej 17 grupe kriminale, nga te cilat janë goditur 14 dhe 3 janë në ndjekje.
Për këtë vit vlejnë për t’u theksuar aksionet policore në drejtim të ndërtimeve pa leje, ku u evidentuan 209 raste, zbuluar 208, me 191 autore, arrestuar 6, në gjendje të lirë 184, në kërkim 1; vjedhjes së energjisë elektrike në 76 raste, me 76 autorë, arrestuar 36, në gjendje të lire 32, në kërkim 8; të drejtimit të mjeteve pa dëshmi ose në gjendje të dehur në 252 raste, zbuluar 251, me 252 autore, arrestuar 111, në gjendje të lirë 141.
Për vitin 2014 kanë ndodhur gjithsej 237 aksidente me 30 të vdekur, 48 rëndë, 263 të plagosur lehtë. Krahasuar me periudhën e vitit 2013, janë 8 të vdekur më pak.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





