DURRËS, 18 nëntor 2014 –  Durrësi po përgatitet qysh tani të presë vitin e ri 2015 me një “grim” tjetër. 

“Dyrrah”-u ka mësuar se Ndërmarrja Rruga e qytetit nr. 2 të Shqipërisë do të zhvillojë më 20 nëntor 2014 një prokurim publik për blerje materiale dekori të vitit të ri 2015.

Bashkia ka dhënë një fond limit për shpenzime operative të siguruar nga të ardhurat e marra nga taksapaguesit prej 2 890 000 lekë (rreth 21 mijë euro). Fituesi i tenderit duhet të sjellë materialet brenda 7 ditësh nga nënshkrimi i kontratës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/