Një vajzë 17-vjeçare, e cila punon në një lokal në zonën e Plazhit lagjja nr.13 në Durrës, është dhunuar nga një 21-vjeçar.

Sipas policisë, mësohet se shtetasi A. P., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 13, e ka dhunuar adoleshenten në ambientet e lokalit, për t’i dhënë paratë që pretendon se ia ka borxh, vëllai i kësaj vajzës.

I riu u arrestua nga uniformat blu, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.