Një 21-vjeçar nga Durrësi akuzohet nga policia se ka vrarë qenin e një vajze, pasi i kishte kafshuar mbesën e mitur.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se shtetasi A.B., 21 vjeç, banues në fshatin Bizë, ka vrarë qenin e shtetases  M.B, 17 vjeçe, banuese po në këtë fshat.

Aktin e rëndë ai e ka kryer me një pushkë sportive, që e mbante pa leje në banesën e të zonjës. Sipas tij, qeni i kishte kafshuar mbesën 6-vjeçare E.S. dhe kjo e ka shtyrë drejt vrasjes së kafshës.

Pronarja e qenit e ka paditur në polici, dhe kjo e fundit ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në bazë të nenit 280 të Kodit Penal.