9 qershor 2015 – Dy djem 22-vjeçarë, njëri nga Durrësi e tjetri nga Kavaja, janë arrestuar nga specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve të Policisë së Durrësit, pasi u kapën në flagrancë me kanabis sativa.
Emiljan Jorgo, banues në Durrës dhe Mariglen Pukameta, banues në Kavajë, u arrestuan pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 doza me rreth 70 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Blutë e Durrësit sqarojnë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/