Një makinë që drejtohej nga një i ri 22-vjeçar ka përplasur një motomjet, ku si pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i tij.
Policia e Durrësit informon se A. D., 22 vjeç, banues në Rrushkull, u arrestua pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Sh. E., 49 vjeç.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa uniformat blu kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tij.
22-vjeçari së bashku me 49-vjeçarin akuzohen për veprat penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





