27 korrik 2015 – Katër makina janë përfshirë në një aksident në Durrës, dhe shkaktari i vetëm ishte një 23-vjeçar në gjendje të dehur.
Ngjarja është shënuar në rrugën kryesore të Lagjes nr.1 të Durrësit, përballë restorantit ‘Dy Kitarrat’, ku 23-vjeçari Redi Moçi, me mjetin e tij ‘BMV’ me targa ‘AA 090 JJ’, është përplasur me tre makinat: Audi me targa ‘AA 676 JJ’, Benz-i me targa ‘AA 500 JV’ dhe Benz-i me targa ‘AA 313 JA’.
Burime nga blutë e Durrësit raportojnë se Moçi u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/