Një vajzë 23-vjeçare në Durrës, që kujdesej për një fëmijë të vogël, është përballur me një incident, pasi fëmija në fjalë i ka rënë në pusetë.
Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia e të resë me iniciale E.K., banuese në Durrës.
Policia informon se fatmirësisht fëmija është nxjerrë nga puseta dhe nuk ka probleme për jetën.
Më datë 21.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, ndaj 23-vjeçares.





