Një grua e re, banuese në Durrës, ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj të dhunshëm.
Burime policore të Durrësit bëjnë të ditur se 24 vjeçarja B.V. ka depozituar një denoncim për burrin e saj 40 vjeçar, që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Uniformat blu kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për 24 vjeçaren.
Vetëm një ditë më parë, një baba denoncoi në policinë e Durrësit të birin për ushtrim dhune ndaj tij.





