DURRËS, 23 qershor 2014 –  Në një seksion të veçantë në paraburgimin e Durrësit, me vendim gjykate, bëjnë kurim të detyrueshëm, për shkak të problemeve të shëndetit mendor, 25 persona, ka deklaruar për mediet drejtori i përgjithshëm i burgjeve, z. Artur Zoto,

Kryegardiani i Shqipërisë thotë se ka monitoruar kushtet në këtë institucion dhe se janë marrë të gjitha masat kryesisht për plotësimin e këtij seksioni me stafin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht në paraburgimin e Durrësit qëndrojnë rreth 290 të paraburgosur, ndërkohë që kapaciteti i burgut është për 240 persona.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/