1 korrik 2015 – Një grua 68 vjeçe është aksidentuar rëndë në lagjen 13 në zonën e Plazhit, e si pasojë ajo ndodhet në gjendje serioze për jetën.
Policia e Durrësit njofton se shkaktari i aksidentit është 25-vjeçari Jorgo Qiro, banues në Durrës, i cili u arrestua në flagrancë.
Qiro ishte duke duke drejtuar mjetin tip ‘Toyota’ me targë 'GJ 9144A' në momentin kur ka aksidentuar 68-vjeçaren L.B., ku kjo e fundit aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
25-vjeçari nga Durrësi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/