Një tjetër person nga Kosova është kapur në flagrancë teksa tentonte të kalonte kufirin përmes portit të Durrësit në mënyrë të kundërligjshme.

Më datë 25.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Sh. A., vjeç 25, banues në Kosovë.

Sipas policisë, rreth orës 22:40, në P.K.K Port, në terminalin e pasagjerëve, ai u kap në  tentativë për  të kaluar kufirin shtetëror, me pasaportë të falsifikuar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës ia kaloi materialet Prokurorisë për veprime të mëtejshme.