Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përplasi shtyllën e një semafori në lagjen nr.17.
Nga aksidenti mbeti e lënduar lehtë pasagjerja që ndodhej në makinë, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
“Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. L., 26 vjeç, pasi në lagjen nr.17 , duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me shtyllën e një semafori. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në automjet, e cila pas ndimës mjekësore është larguar në banesë.”, njofton policia.





