DURRËS, 20 shkurt 2015 – Të premten, më 20 shkurt 2015, në mjediset e Klubit të Artit dhe Kulturës së “SIGAL”-it shoqata “Neë Umor Sound” organizoi një konferencë shtypi. Drejtori artistike, regjisori i produksionit dhe kryetarja e shoqatës Luljetë Strefi (në foto) njohën mediet me një veprimtari të rëndësishme kulturore italo-shqiptare, në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit, që do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 27 shkurt 2015 në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”. Bëhet fjalë për koncertin “Il Ritorno / Kthimi” me artistët Mario Maglione dhe Luljetë Strefi, të shoqëruar nga orkestra e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” me dirigjent Orges Memën dhe grupi i baletit “Arian Plaku Balet”. Hyrja është e lirë.
Në koncert janë ftuar kryetarët e bashkive të Durrësit dhe Napolit Vangjush Dako dhe Luigi De Magistris; ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani, prefekti i qarkut Rolant Xhelilaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës Alfred Mullaraj etj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi g. k. /





