Një 27-vjeçar nga Manza ka rënë pre e dhunës nga persona të paidentifikuar. I riu është goditur me sende të forta në Sukth, nga persona për të cilët ai ka deklaruar para efektivëve të policisë së Durrësit se nuk i njihte.

Për shkak të dhunës së ushtruar, 27-vjeçari K.V. ndodhet në spitalin e Durrësit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nuk bëhet e ditur arsyeja për dhunimin e rëndë të 27-vjeçarit, një ditë më parë.

Pas mbledhjes së dëshmisë së të riut të dhunuar dhe dëshmitarëve në vendngjarje, policia e Durrësit ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.