Një 27-vjeçare në Durrës ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ditën e djeshme.
Mësohet se shtetasja F.P., banuese në Shkallnur, është rrëzuar aksidentalisht.
Për pasojë e reja ndodhet në spitalin e qytetit, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për "Ngjarje aksidentale".





