Aksidentohet një makinë me trenin e linjës Kashar-Durrës.
Aksidenti ka ndodhur ditën e premte më 27 korrik në lagjen nr. 14 (zona e Shkozetit).
Ka qenë shtetasi M.K, 28 vjeç, banues në Sukth, i cili teksa po drejtonte mjetin tip “Fiat”, është përplasur më trenin e linjës Kashar-Durrës.
Si pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi, që pas mjekimit në spital, u largua në banesë.
Policia informon se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës.





