18 shtator 2015 – Rrjeti për Zhvillimin e Komunitetit “Sot për të ardhmen” me seli në rrugën “Vëllazërimi” në ish-kënetën e Durrësit, ka njoftuar se i është bashkuar lëvizjes globale për ndryshimet klimatike. Njoftohet se, më 29 nëntor 2015, qindra të rinj dhe gra nga zona ish-Kënetës, nën drejtimin e Rrjetit për Zhvillimin e Komunitetit “Sot për të ardhmen”, më në krye Fabiola Laço Egron, do të marshojnë deri në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, me ushqime me vete, si pjesë e marshimit global të klimës (Global Climate March).
Më 30 nëntor 2015, liderët botërorë takohen në Paris për të filluar negocimin e marrëveshjes së ardhshme globale të klimës. Kjo është arsyeja pse një ditë më parë, njerëzit në mbarë botën do të dalin në rrugë dhe për të nxitur liderët në çdo nivel qeverisjeje për t’u angazhuar për një energji 100 për qind të pastër.
/th. m. portali DurresLajm/