DURRËS, 28 qershor 2015 –  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se të hënën, më 29 qershor 2015, nga ora 09.00-14.00, do të kryejë stakimin e detyruar në linjën 30-32, Shkozet-Durrës-Porto Romano. Për pasojë, në këtë fashë orare do të mbeten pa energji nënstacionet Durrës, Porto-Romano si dhe subjektet 35/04 kV: zona e Kënetës, IEVP (burgu), Spitallë-Këneta, ish-Kimikja, fshati Rinia, Bisht-Palla, ANTA-Pastrimi Detar, fabrika e kartonit, “Plastika”, pularia “Duka”, karburantet “Kastrati” dhe “Elda”, impianti “Gazi”.

/red. soc. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/