24gusht 2015 – Vetëhidhet nga kati i katërt i shtëpisë një 29-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 16 të Durrësit. I riu me inicialet A.S. sipas policisë ka ndërmarrë aktin vetëflijues, duke u hedhur nga dritarja e katit të katërt të pallatit të tij. Për pasojë ndodhet në gjendje serioze për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po heton për shkaqet që e çuan 29-vjeçarin të donte vdekjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/