Durrës, 14 korrik 2014 – 3 drejtues motorësh që lëviznin në rrugët e qytetit të Durrësit pa patentë janë vënë në pranga nga shërbimet e policisë, që gjatë fundjavës kanë qenë edhe më të shumta për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit veror.
Kështu janë ndaluar shtetasit Elton Tanushi, 26 vjeç, Festim Çollaku, 34 vjeç dhe Jorgent Dhima, 31 vjeç, të tre nga Durrësi.
Ndërkohë ndaj 17 vjeçarit D.H., banues në Durrës, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, pasi është ndaluar ndërsa drejtonte mjetin tip Benz, me targa AA 313 DI, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





