Një shpërthim me eksploziv në orët e para të mëngjesit në ambientet e jashtme të një mobilerie në Rrashbull të Durrësit ka tronditur zonën përeth.
Për shkak të shpërthimit në biznes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në reagiimin e parë për mediat, pronari i biznesit Artan Alla hedh poshtë pistën e policisë se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.
Ai mohon të ketë konflikte me dikë dhe nuk din se pse ka ndodhur ky incident në biznesin e tij, që nuk është i pari i këtij lloji.
Sipas Allës, 2 herë të tjera i kanë vendosur tritol në biznes, në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe para 4 javësh.
Ai pohon se kamerat e sigurisë e kanë fiksuar personin që ka vendosur tritolin, i cili ka qenë i maskuar.
Ndërkohë, policia e Durrësit në njoftimin për ngjarjen thotë se “nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”.
M.B.





