DURRËS, 27 prill 2015 – Arkëtimi i energjisë elektrike për periudhën janar-mars 2015 në nivel drejtorie rajonale të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) Durrës arriti në 2.5 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që ka qenë plani, me një tejkalim 26 për qind, njoftoi administrata e Prefektit të Qarkut, pas një mbledhjeje të Njësisë Operative të Veprimit (NJOV), nën drejtimin e titullarit Rolant Xhelilaj (në foto).

Për periudhën janar-mars 2015 janë blerë 238 milionë kilovatorë dhe u faturuan 148.4 milionë kilovatorë, me një diferencë prej 89.8 milionë kilovatorë. Siç shihet, humbjet arrijnë në 36 për qind. Për tremujorin e parë të vitit 2015 janë proceduar penalisht për vjedhje dritash 41 pajtimtarë, nga të cilët 21 janë proceduar në gjendje të lirë, 3 janë shpallur në kërkim dhe 17 janë arrestuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/