Durrës, 10 qershor 2014 – Tre burra përfunduan në spital në situatë kritike për jetën pasi u aksidentuan në punë. Në Spitalin Ushtarak Tiranë u dërgua V. A., 51 vjeç, banues në Sukth, pasi rezulton se duke punuar në tarracën e shtëpisë është rrëzuar dhe plagosur rëndë. Kurse në spitalin e Durrësit u dërgua G. M., 61 vjeç, banues në fshatin Sallmone të Shijakut, pasi teksa punonte me gur freksibël në banesë, i ka rënë nga dora duke i dëmtuar këmbën e majtë. Ndërsa E. K., 47 vjeç, gjatë kohës kur vendoste profile hekuri në magazinën ushqimore të N. K., ka rënë në korrent.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





