DURRES, 1 nëntor 2013 – Gjatë 24 orëve të fundit, në Durrës janë evidentuar tre raste të dhunës në familje, për të cilat nga strukturat e policisë janë kryer veprimet procedurale.

Nga punonjësit e policisë së Durrësit, është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të mbrojtjes ndaj një shtetasi 63-vjeçar, banues në  Durrës, pasi djali i tij me iniciale D.C., 47 vjec, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Gjithashtu në policinë e Durrësit ka mbërritur për të denoncuar dhunën dhe një shtetase 37-vjecare, banuese në Durrës, e cila pretendon se  vjehrra e saj, shtetasja me iniciale B.L.,  61-vjecare, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Po ashtu, u plotësua kërkesë-padia, për një shtetas 57-vjecar, banues në rrethin Durrës, pasi djali i tij, shtetasi  me iniciale F.Xh., 30 vjec, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.i tij.

Materialet hetimore për tre rastet në fjalë, i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/