Një edukatore në një kopësht në lagjen nr.14 në Durrës, është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Arsyeja është sepse shtetësja me iniciale Z.SH., ka denoncuar se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3-vjeç.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 60-vjeçar, banues në Durrës, pasi në Manëz, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përplasur me një automjet duke shkaktuar dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bër kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S. J., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi në Manëz, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përplasur me një automjet duke shkaktuar dëme materiale.