Biblioteka Publike Durrës, për të dytin vit ka qenë pjesë e kalendarit të veprimtarive kushtuar Fushatës Kombëtare të leximit, organizuar nga Ministria e Kulturës nën siglën "Takohemi për një libër".
Veprimtaria e rradhës ishte një bashkëpunim me shkollën e mesme të përgjithshme Naim Frashëri, ku mësuesi i letërsisë së kësaj shkolle Ilir Paja, paraqiti një ese studimore me temën "30 vite drithmërime përjetësie…për Lasgushin…"
Pjesë të kësaj eseje u sollën nga nxënësit e kësaj shkolle, shoqëruar me recitime të poezive të poetit Lasgush Poradeci.
Në takim e mori fjalën edhe Teuta Dhima, Bibliografe pranë Bibliotekës Publike Durrës dhe Moderatore e veprimtarive për librin, e cila u shpreh se bashkëpunimi i bibliotekes më të gjitha institucionet arsimore të qytetit duhet të jetë për shkëmbimin e ideve, eksperiencave, koncepteve dhe jo vetëm për përmbushjen e nevoja dhe kërkesave.
Në shkollën Naim Frashëri janë organizuar shumë veprimtari letrare mbi jetën dhe veprën e poetëve të shquar të vendit tonë.