Një 30-vjeçar nga Gjuricaj e Ishmit, ka denoncuar në polici se i kishin vendosur eksploziv në makinën e tij.

Por pas kontrollit të bluve të Durrësit, ka rezultuar se nuk ishte e vërtetë.

“Më datë 24.04.2018, shtetasi A.GJ, vjeç 30, banues në fshatin Gjuricaj, kallëzon se në fuoristradën tip “Benz” dyshon se i kanë vendosur lëndë eksplozive, ku nga kontrolli i kryer në automjet nuk ka rezultuar e vërtetë”, informon policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se ky shtetas ka bërë kallëzim se para një muaj e gjysmë i kanë dëmtuar me lëndë plasëse mjetin zetor, në pjesën e përparme.

Nuk dihet ende se cili qëndron pas tentativave për ta dëmtuar 30-vjeçarin, ndërkohë që seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.