Më datë 17.04.2019, rreth orës 04:45, në lagjen Nr. 13 , Durrës, shtetasi K.B.,30 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 , Durrës, në gjendje të dehur ka dëmtuar mbrojtësen e dy bankomatëve të bankave të nivelit të dytë si dhe ka thyer xhamin e derës së Wester Union, të cilat ndodhen në afërsi të njëra-tjetrës.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit K.B në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.





