DURRËS, 24 qershor 2013 – Ditën e djershme më datë 23.06.2013 policia e Durrësit ka filluar procedimin penal në mungesë në ngarkim të shtetasit me iniciale K.L., 30 vjeç, banues në Likmetaj Ishëm Durrës.
Sipas policisë së Durrësit ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 21.30, në kohën kur ndodhej i shoqëruar nga tre shtetas të tjerë, në grindje e sipër për motive të dobëta me vëllezërit me iniciale A.A., 20 vjeç, dhe A.A., 31 vjeç, banues në Ishëm, ka plagosur lehtë me mjete të forta këta të fundit.
Nga ana e policisë janë kryer veprimet hetimore dhe materialet i janë përcjellë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Durrës.
Mbi 30-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim”.





