Një 31-vjeçar ka dhunuar një 7-vjeçare në mes të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 dhe policia nuk jep detaje rreth arsyeve që e çuan shtetasin S.L, vjeç 31, banues në Durrës, të dhunojë të miturën.

Vogëlushja 7-vjeçare, banuese në Fier është goditur me mjete të forta, bën me dije policia.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 31-vjeçarin nga Durrësi.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.