Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 31-vjeçari, që një ditë më parë ka aksidentuar një adoleshent në Durrës.

Sipas policisë, shtetasi E.S, vjeç 31, banues në fshatin Shtrazë, në rrugën dytësore Xhafzotaj-Arapaj, duke drejtuar mjetin tip “Piaggio“, pa targë, ka përplasur biçiklistin shtetasin E.P, vjeç 16, banues në Durrës.

Sipas mjekëve, adoleshenti ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e bluzave të bardha.