Një grua 44-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi u aksidentua nga një “Smart” që drejtohej nga një 31-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur ditën e hënë në lagjen nr.13 (Plazh). Shtetasja E.A., vjeçe 31, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar shtetasen D.M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj.
Policia informon se pas mjekimit në spital e lënduara u largua në banesë.
Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për 31-vjeçaren.





