Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në një hotel në Durrës këtë mëngjes.
Policia njofton paraprakisht se shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës.
E plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit, i cili ia mbathi menjëherë pas krimit.
Durrës/Informacion paraprak
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





