Është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit shtetasi A.R., 32 vjeç, banues në Jubë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Ndërkohë, në vijim të ndalimit të personave të shpallur në kërkim, efektivët kanë ndaluar për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A.K., 52 vjeç, banues ne Sukth, Durrës. Ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur bashkëjetuesen e tij.
Materialet për të dyja çështjet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





