Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj një personi i cili akuzohet se i ka thyer xhamat e makinës një të riu.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se shtetasi F.Ç., vjeç 32, banues në Durrës, i ka thyer xhamat e mjetit tip “Audi”, pronë e shtetasit V.B. vjeç 28, banues po në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më 30 gusht në lagjen nr. 13, ndërsa arsyet nuk bëhen të ditura.





