Një 34-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në pranga, pasi i dehur po drejtonte automjetin kur u përplas me një automjet tjetër.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Martin Camaj”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. M. Nga aksidenti u shkaktuan vetëm dëme materiale.“, njoftoi policia.