Durrës, 25 prill 2014 – Kërcënon 35 vjeçaren për motive të dobëta, procedohet penalisht nga policia.

Kjo i ka ndodhur një 40 vjeçari nga Durrësi, A.L., i cili, sipas një të njohurës së tij, e ka kërcënuar këtë të fundit nëpërmjet telefonit.

35 vjeçarja L.B., nga Durrësi, ka denoncuar në polici faktin se 40 vjeçari e ka kërcënuar disa herë me jetë në telefon për motive të dobëta.

E trembur për jetën e saj, 35 vjeçarja ka vendosur të bëjë denoncimin në polici.

Efektivët e rendit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 40 vjeçarit A.L., por ndërkohë po punojnë edhe për të verifikuar pretendimet e të dyja palëve.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/