Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para lidhur me aksidentin e ditës së sotme në Durrës, ku një ambulancë që transportonte një të sëmurë drejt spitalit rajonal u përplas me një automjet tip “Benz”.
“Më datë 26.04.2020, në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I.R., 36 vjeç, i cili ishte nisur për në spital është përplasur me një autoambulancë. Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja e mjetit “Benz”, shtetësja E.R.,44 vjeçe e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.





